Thursday, February 12, 2026
HomeALBTurp kombëtar: Shqipëria paguan më shtrenjtë se Greqia për rrugë që prishen...

Turp kombëtar: Shqipëria paguan më shtrenjtë se Greqia për rrugë që prishen sapo inaugurohen

Një krahasim i thjeshtë mes veprave publike në Greqi dhe Shqipëri ka nxjerrë në dritë atë që po cilësohet si “batërdia e plaçkitjes” me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ndërsa Athina zyrtare ka nisur punimet për një autostradë moderne që lidh Janinën me Kakavijën, shifrat tregojnë një kontrast tronditës në kosto dhe cilësi me projektet e ngjashme në vendin tonë.

Greqia ka njoftuar zyrtarisht nisjen e punimeve për autostradën Janinë-Kakavijë, një aks 70 kilometra i gjatë që do të shërbejë si vazhdim i Autostradës Jonike. Projekti, i cili pritet të përfundojë brenda 4 viteve e gjysmë, kap vlerën totale prej 310 milionë eurosh (përfshirë TVSH-në).

Kjo autostradë është projektuar me parametra europianë:
Gjerësia totale: 22.25 metra.
Korsitë: 2 korsi trafiku plus një korsi emergjence në secilin drejtim (gjithsej 4+2).
Shpejtësia: Projektuar për 100 km/orë.
Kostoja mesatare: Vetëm 4.4 milionë euro për kilometër.

Pasi të përfundojë, udhëtimi nga Athina deri në kufirin shqiptar do të zgjasë vetëm 4 orë e 30 minuta.

Qukës-Qafë Pllocë: 6 milionë euro për një rrugë që po shembet
Në anën tjetër të kufirit, Shqipëria sapo ka inauguruar segmentin Qukës-Qafë Pllocë, një rrugë 43 kilometra e gjatë që ka vetëm një korsi për secilin drejtim. Pavarësisht parametrave shumë më të ulët se autostrada greke, kostoja e kësaj rruge ka arritur në 260 milionë euro.

Diferenca është flagrante:
Kostoja në Shqipëri: Mbi 6 milionë euro për kilometër.
Krahasimi: Rruga shqiptare me 2 korsi kushton 40% më shtrenjtë se autostrada greke me 6 korsi.

Për më tepër, rruga Qukës-Qafë Pllocë ka shfaqur dëmtime të rënda vetëm pak javë pas inaugurimit. Për të stabilizuar segmentet që kanë dalë jashtë funksionit, Ministria e Infrastrukturës po shqyrton ndërtimin e një tuneli shtesë, çka do t’i rëndojë edhe më shumë xhepat e qytetarëve me fonde të reja.

Ky krahasim denoncon faturën e rëndë të korrupsionit që paguajnë shqiptarët për vepra që shpesh shemben pa u mbyllur ende festimet e inaugurimit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments