Një incident i rëndë dhe i paprecedentë ka ndodhur në studion e emisionit “Për’puthen”, ku protagonisti Laert Vasili ka tronditur të pranishmit me veprimin e tij ndaj njërës prej konkurrenteve, Esmes.
Në videon e publikuar shihet momenti kur aktori ngrihet papritur nga vendi dhe i afrohet vajzës, duke e kapur nga koka dhe duke e puthur me forcë në buzë, pa pëlqimin e saj.
Situata ka shkaktuar gjendje shoku në studio. Esme ka mbetur e shtangur dhe e tronditur nga ky veprim i papritur, duke ulur kokën dhe pa reaguar, ndërsa moderatorja Megi Pojani është detyruar të ndërhyjë për të menaxhuar situatën.
“Është një situatë e paparashikuar në program… Esme është në shok,” – dëgjohet të thotë moderatorja, teksa përpiqet të qetësojë situatën pas gjestit të pakontrolluar të Laertit.
Ky veprim i rëndë, që cënoi hapësirën personale të konkurrentes, ka sjellë pasoja të menjëhershme. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se Laert Vasili është përjashtuar përfundimisht nga programi.
