Wednesday, February 11, 2026
HomeALBLaert Vasili reagon pas përjashtimit nga “Përputhen” – mesazhi i tij në...

Laert Vasili reagon pas përjashtimit nga “Përputhen” – mesazhi i tij në Instagram po bën bujë

Ditën e djeshme, Laert Vasili, opinionisti i njohur i “Përputhen”, u përjashtua papritur nga programi, pas një momenti befasues gjatë regjistrimit. Burimet raportojnë se ai kishte puthur në mënyrë të papritur një nga konkurrentet, duke shokuar të gjithë në studio.

Por Laerti nuk ka reaguar drejtpërdrejt. Në një story në Instagram, ai shfaqet i ulur në kolltukun e opinionistit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Udes Beast, “The Godfather”. Fotoja dhe muzika lënë të kuptohet se ai ndoshta ende mban “fuqinë” e tij, ashtu si patriarku Don Vito Corleone nga filmi i famshëm i 1972.

Përmes këtij postimi misterioz, Laerti duket se qëndron mbi çdo zë kundër tij, duke treguar se nuk është i gatshëm të dorëzohet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments