Momente paniku janë regjistruar live në televizionin TEVE1, teksa gjatë një debati politik në studio ka nisur papritur një tërmet i fortë. Të ftuarit dhe moderatorët janë trembur, duke ndërprerë menjëherë diskutimin, ndërsa në studio dëgjoheshin reagime spontane si: “Këto janë punët e Zotit”.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shpërndarë videon e momentit, duke komentuar situatën e papritur dhe reagimin njerëzor të të pranishmëve në studio. 📺🌍
