Wednesday, February 11, 2026
HomeALB“Mateo xheloz për Brikenën? Përqafimi mes banores dhe Alessios që krijoi tension”

“Mateo xheloz për Brikenën? Përqafimi mes banores dhe Alessios që krijoi tension”

Gjatë ditëve të fundit në shtëpi, Brikena i dha një përqafim Alessios pas një rrëfimi emocional të banorit të ri, gjest që ngjalli reagime dhe pikëpyetje mes banorëve të tjerë. Dyshimet u ngritën kryesisht për raportin e saj me Mateon, ndërsa Juela shprehu hapur habinë e saj për këtë veprim.

Në Prime, Juela u shpreh se nuk e kuptonte sesi Brikena zgjodhi të përqafonte Alession dhe jo Mateon, i cili sipas saj kishte treguar më shumë interes. Ajo theksoi se kjo situatë i jepte të drejtë të dyshonte.

Nga ana tjetër, Brikena sqaroi se përqafimi erdhi thjesht si një reagim njerëzor, pasi Alessio foli për humbjen e një shoku të tij. Ajo tregoi se është ndjerë e prekur nga rrëfimi, pasi edhe vetë ka përjetuar një humbje të ngjashme. Sipas saj, gjesti nuk kishte asnjë kuptim tjetër dhe në një shtëpi ku jetojnë të gjithë bashkë, komunikimi dhe afrimi janë normale.

Edhe Alessio e konsideroi përqafimin si një gjest miqësor dhe njerëzor, duke theksuar se nuk e ka parë aspak si diçka më shumë. Ai shtoi se secili është i lirë të shprehë mendimin e vet.

Ndërkohë, Mateo pranoi se e kishte vënë re afrimin mes Brikenës dhe Alessios, por tha se më shumë e kishin shqetësuar komentet dhe “kunjat” e banorëve të tjerë. Ai theksoi se nuk ndiente xhelozi, por shtoi se për të, afrimi me Brikenën kishte qenë më i vështirë.

Në përfundim, Brikena u shpreh qartë se nuk ka asnjë pëlqim për Alession dhe se dëshira e saj është vetëm ta njohë si mik, duke e cilësuar situatën si një moment thjesht njerëzor dhe jo emocionalisht të lidhur me ndjenja romantike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments