Një tjetër skenar dramatik pritet të tronditë Big Brother VIP Albania. Sipas aludimeve, televotimi mes Brikenës dhe Mir-it mund të ndjekë të njëjtën formulë tronditëse: Brikena do të shpallet e eliminuar, do të shkojë në studio dhe më pas aty do t’i komunikohet se në fakt nuk është larguar nga loja.
Produksioni pritet të fokusohet veçanërisht te reagimi i Mateos, i cili mendohet se do të përjetojë emocionalisht “largimin” e Brikenës, duke krijuar një nga momentet më të forta të spektaklit.
Ky skenar ka sjellë menjëherë krahasime me historinë e Luiz Ejllit dhe Kiarës — një moment që publiku e mban mend shumë mirë, kur Luiz u thye emocionalisht pas eliminimit të saj dhe përjetoi një nga çastet më prekëse të BB VIP.
A do të përsëritet historia? A do të shohim sërish lot, shok dhe emocione të forta në prime? Një gjë është e sigurt: spektakli i së martës pritet të jetë eksploziv. 🔥📺
