Nga protesta e tensionuar e demokratëve, ka mbetur i lënduar edhe deputeti demokrat Bledjon Nallbati.
Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur Nallbatit i hidhet spraj në fytyrë, ndërsa konfirmohet se ai është goditur dhe me shkopa gome.
Për rrjedhojë mësohet se Nallbati është dërguar nga demokratët në ambientet spitalore për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Edhe pse kryedemokrati Berisha u shpreh se protesta e sotme do të ishte paqësore, situata është tensionuar duke lënë pas disa persona të lënduar.
Nga përplasjet mes policisë dhe pjesëmarrësve në protestën e sotme mbetën të dëmtuar 8 punonjës policie si dhe demokrati Bledjon Nallbati.
