Kanë dalë rezultatet paraprake të votimit të publikut dhe sinjalet janë të qarta për eliminimin e radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Këtë javë në nominim kanë qenë: Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Miri, Stenaldo dhe Rogerti, një televotim i gjerë që ka sjellë shumë reagime dhe diskutime në rrjete sociale.
Sipas votimeve për dalje, Rogerti rezulton banori më i votuar për t’u larguar, duke u renditur i pari në listën e më të rrezikuarve për eliminim sonte.
Komentet e publikut dhe sondazhet online tregojnë se mbështetja për Rogertin ka qenë më e ulët krahasuar me banorët e tjerë në nominim, çka e vendos atë në qendër të vëmendjes për largimin e mundshëm nga shtëpia.
🔥 A do të konfirmohet largimi i Rogertit gjatë prime-it të mbrëmjes?
Përgjigjja pritet të jepet live, në një natë që pritet të sjellë tension, reagime të forta dhe surpriza.

