Tuesday, February 10, 2026
HomeALBBaton Haxhiu zbulon se Balluku ka ofruar dy herë dorëheqjen: Ja çfarë...

Baton Haxhiu zbulon se Balluku ka ofruar dy herë dorëheqjen: Ja çfarë bëri Rama…

Analisti Baton Haxhiu ka zbuluar se Belinda Balluku i ka ofruar Edi Ramës dy herë dorëheqjen, por kryeministri nuk e ka pranuar.

Baton Haxhiu thotë se Rama në këtë rast po bën betejë për parimin dhe nuk lejon që pezullimi të jetë një instrument i drejtësisë për të ndryshuar përbërjen e qeverisë.

Belinda Balluku ka ofruar dorëheqjen edhe herën e parë, kur Dritan Prençi, e vendosi në lëndën e tij si të pandehur. Edhe sot në mëngjes zonja Balluku ka ofruar dorëheqjen. Zoti Rama në statusin e tij e tregon arsyen se përse nuk e pranon dorëheqjen. Jam munduar ta dekonstruktoj statusin e tij. SPAK-u, por edhe GJKO, e kanë njëfarë autoriteti moral të momentit dhe një përkrahje të jashtëzakonshme te qytetarët. Kjo i ka shtyrë të sjellin vendime apo akt-akuza, që nuk e kanë vlefshmërinë maksimale të fakteve. Për faktin se kanë autoritetin moral, ata duhet të kërkojnë maksimumin për të ndërtuar një akt-akuzë. Sidomos për figurat si ministra apo anëtarë të qeverisë. Meqenëse nuk është bërë, erdhi momenti i ballafaqimit mes institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë, pasi autoriteti moral i SPAK e tejkaloi vetëveten duke kërkuar pezullimin e ministrit. Natyrshëm, Rama nuk pranon dorëheqjen e Ballukut, sepse nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndryshuar ekzekutivin. Është nderhyrje mes dy pushteteve“, tha Haxhiu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments