Pas javësh spekulimesh dhe hamendësimesh, është zbuluar zyrtarisht data e finales së madhe të “Big Brother VIP Kosova 4”. Edicioni i katërt i këtij formati do të mbyllet më 27 shkurt, duke i dhënë fund një sezoni të mbushur me emocione, debate dhe përballje të forta mes banorëve.
Finalja pritet të sjellë surpriza, tension dhe momente vendimtare, ndërsa publiku do të zgjedhë fituesin e këtij edicioni, pas një rrugëtimi që ka mbajtur të mbërthyer mijëra shikues çdo natë.
