Tuesday, February 10, 2026
HomeALBAskush s’e priste: Luizi fsheh arushin e Brikenës dhe Mateos(Video)

Askush s’e priste: Luizi fsheh arushin e Brikenës dhe Mateos(Video)

Luiz Ejlli nuk di të qëndrojë larg vëmendjes dhe, si gjithmonë, gjen mënyra për të trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këtë herë, në qendër të lojës së tij ka qenë simboli i marrëdhënies mes Mateos dhe Brikenës.

Vetëm pak minuta më parë, fituesi i BBV 2 mori arushin e famshëm “Boli”, dhuratën që Mateo ia kishte bërë Brikenës disa ditë më parë, dhe vendosi ta nxjerrë jashtë qarkullimit. Në një moment epik që shkaktoi të qeshura te publiku që e ndiqte spektaklin live, Luizi u pa duke e fshehur arushin në lavanderi — në një vend ku vështirë se ndonjë banor do ta mendonte për ta kërkuar.

Situata bëhet edhe më ironike po të kujtojmë deklaratën e Luizit mbrëmjen e djeshme, kur ai i tha me shaka Mateos se ishte futur sërish në Big Brother VIP Albania vetëm për një arsye: për të parë nga afër Bolin.

Një tjetër lëvizje tipike e Luizit, që ka rikthyer humorin dhe ka ndezur komentet në rrjet.

https://www.instagram.com/reel/DUjNbirjJyr/?igsh=NDdwYmFvYmM5bmF6

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments