Debatet mes Selin dhe Rogertit duket se nuk kanë të sosur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Përplasjet mes tyre janë kthyer në një rutinë, ku ironia dhe batutat ndezin vazhdimisht tensionet.
Rogerti e thërret herë pas here Selin “Barbie”, ndërsa gjatë ditës së sotme ajo ia ktheu duke e quajtur “bukurosh”. Ky epitet nuk u prit aspak mirë nga banori, i cili reagoi menjëherë, duke i kërkuar të mos e përdorte më, me arsyetimin se është burrë i martuar.
Pjesë nga debati:
Rogerti: “Kunata ka filluar me Kristin prapë, kujdes me princin e zi, të kam thënë 100 herë.”
Selin: “Bukurosh, merr frymë thellë.”
Rogerti: “Jo bukurosh, mos më thirr mua bukurosh.”
Selin: “Bukurosh.”
Rogerti: “Mos më thuaj bukurosh se nuk jam beqar.”
Selin: “O bukurosh.”
Rogerti: “Mos më thirr bukurosh se më tërheq vajzat beqare. Jam i martuar.”
Situata u tensionua edhe më shumë kur Selin ia bëri të qartë se do të ndalonte vetëm nëse edhe ai pushonte së quajturi “Barbie”:
Selin: “Kur të ndalosh ti të më thërrasësh Barbie, atëherë ndaloj edhe unë.”
Rogerti: “Thuaj çfarë të duash, por jo bukurosh. Nuk dua të më afrohen femrat, jam i martuar dhe i kënaqur.”
Debati përfundoi me ironi nga ana e Selin:
Selin: “Jo bukurosh, por super bukurosh. Kështu që bukurosh, kthe përgjigje nëse ke kapacitet. Nëse jo, mbetesh bukurosh.”
Rogerti, i bezdisur, kërkoi ndihmë nga banorët e tjerë:
“Baby G, më ndihmo, se kjo fjalë ka tjetër konotacion.”
