
I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Bruno Shemsho ish-konkurrenti i Përputhen ka komentuar hapur zhvillimet e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke u ndalur veçanërisht te raporti mes Mateos dhe Brikenës.
Sipas Brunos, edhe pse ai dhe Mateo janë shokë, kjo nuk e pengon që të shprehë mendimin e tij pa filtra.
Ai theksoi se Mateon nuk po e shikon të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë në lojë, pasi po e përqendron të gjithë rrugëtimin vetëm te Brikena.
“Unë them edhe gjërat e mira për dikë, por ajo që më pengon është fakti që Mateo mund të tregojë veten në shumë dimensione të tjera. Ai po e mban veten të lidhur pas një vajze që nuk e pëlqen. Personalisht, kurrë nuk më kanë pëlqyer djemtë që qëndrojnë pas një vajze, sidomos kur ajo thotë ‘jo’”, u shpreh Bruno.
I pyetur nëse mendon se pëlqimi i Mateos për Brikenën është i vërtetë apo i stisur për lojë, Bruno ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si është ndërtuar kjo histori.
Ai përmendi faktin se raporti i tyre ka qenë shumë i largët në kohë dhe jo një lidhje reale, duke shtuar se Mateo ka vazhduar më pas rrugëtimin e tij në disa formate televizive të njohura.
“Pas katër vitesh, ai hyn në BBV dhe thotë ‘unë kam qenë ish-i i saj’, dhe e ndërton gjithë lojën mbi këtë. Ndërkohë, Brikena e ka thënë qartë që nuk e pëlqen. Nuk ka nevojë të analizojmë pse mund të ketë 100 arsye”, tha ai.
Sa i përket mundësisë që Brikena të ketë një lidhje jashtë shtëpisë, Bruno u shpreh se e merr si të mirëqenë që ajo thjesht nuk ka interes për Mateon.
Megjithatë, ai shtoi se ka dëgjuar zëra se ajo mund të jetë e lidhur dhe përmendi si detaj faktin që Brikena ende ndjek në rrjete sociale një ish-partner.
“Unë po e marr të mirëqenë që ajo thjesht nuk e ka qejf. Pastaj se çfarë ka jashtë nuk e di, se kam parë shumë lajme që mund të jetë e lidhur. Por di një fakt, një ish që ajo ka pasur marrëdhënie, ajo e ka ende ‘follow’ në rrjete sociale, kështu që edhe kjo është pak pikëpyetje. A është ai personazh publik? Jo, nuk është personazh publik. Thjesht ma treguan që është ish-i i saj. Ajo thjesht nuk e ka qejf Mateon, kjo është e gjitha.”,përfundoi Bruno.
