Monday, February 9, 2026
HomeALB“Rama në veprim: Lëvizja e papritur para udhëtimit drejt Brukselit”

“Rama në veprim: Lëvizja e papritur para udhëtimit drejt Brukselit”

Para nisjes për në Bruksel, kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar, ku i është bashkuar edhe Belinda Balluku. Ajo, aktualisht e pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, gëzon vetëm statusin e deputetit.

Pas shprehjes së gjyqtarëve të Kushtetueses, radhën e ka Komisioni i Mandateve, i cili do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.

Ndërkohë, kryeministri Rama pritet të niset rreth orës 14:00 drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments