Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka prodhuar pikërisht atë që pritej: një rritje të menjëhershme dhe drastike të shikueshmërisë, duke rikthyer vëmendjen masive të publikut te formati.
Megjithatë, ky sukses ka sjellë edhe një “problem” të papritur për ndjekësit, të cilët kanë nisur një fushatë të pazakontë dhe plot humor në rrjetet sociale. Në faqen zyrtare të programit, qindra komente po kërkojnë — në mënyrë ironike — “largimin e menjëhershëm” të fituesit të BBV2.
Arsyeja? Jo sjellja e tij, por fakti se Luizi po i mban shikuesit të gozhduar pas ekranit deri në orët e para të mëngjesit, duke u kthyer në një “rrezik” serioz për punën, shkollën dhe gjumin.
Komentet epike kanë pushtuar rrjetin:
Një ndjekës i shkruan produksionit:
“O produksioni, a ka mundësi të dalë jashtë Luizi se ngelem deri në mëngjes pas tij, pa punë, pa gjë. Ore,Result a keni shpirt, zemër?”
Një student ndan shqetësimin e sezonit të provimeve:
“A ka mundësi të martën me dal ky se jam në sezon, më la pa mësu.”
Ndërsa një tjetër e thotë shkurt dhe qartë:
“Aman, dil nga Bigu se na le pa punë.”
Kjo situatë tregon më së miri të ashtuquajturin “efekti Luiz”: publiku që kishte braktisur formatin është rikthyer fuqishëm, aq sa është i gatshëm të sakrifikojë gjumin dhe angazhimet e përditshme vetëm për të ndjekur batutat, energjinë dhe lojën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.



