Një udhëtim luksoz në Dubai është kthyer në një makth për banoren e “Ferma VIP 2”, Nur Al Khazal. Ajo u fotografua vetëm pak ditë më parë duke shijuar pushimet me shoqen e saj të ngushtë, por askush nuk e kishte imagjinuar se pas këtyre momenteve fshihej një situatë e rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve të “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim serioz në hundë, zonë ku më parë kishte bërë një ndërhyrje estetike. Komplikacionet e papritura e kanë detyruar atë të shtrohet me urgjencë në spital dhe t’i nënshtrohet një operacioni të dytë kirurgjikal, për të shmangur rrezikun e përkeqësimit.
Aktualisht, Nur po mbahet nën kujdes të rreptë mjekësor në një klinikë në Dubai, dhe pritet të qëndrojë aty edhe për disa ditë derisa të stabilizohet plotësisht.
Fansat dhe ndjekësit e saj janë në pritje të lajmeve pozitive dhe shpresojnë për një rikuperim të shpejtë. Një gjë është e sigurt: kjo përvojë do t’i mbetet gjatë në mendje.