Kalamata: Humb jetën një punëtor 45-vjeçar gjatë punimeve në rrjetin e kanalizimeve. Almiri 45-vjeçar ishte baba i tre fëmijëve të mitur
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën Ari të Bashkisë Kalamata, ku një punëtor 45-vjeçar humbi jetën gjatë kryerjes së punimeve në një projekt kanalizimesh.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 15:00, kur, për arsye ende të paqarta, masa dheu u shemb dhe zuri poshtë punëtorin, i cili po punonte si operator kompresori në projektin e kanalizimeve të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kalamatas, që po realizohej nga një kompani kontraktore.
Almiri 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Mesenia së bashku me familjen e tij. Ai u nxor nga vendi i ngjarjes pa shenja jete dhe u transportua me ambulancë të shërbimit emergjent në Spitalin e Kalamatas, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa çështja po trajtohet nga Komisariati i Policisë së Kalamatas.
Inxhinieri 35 -vjeçar është proceduar penalisht. Ai ishte përgjegjës për kantierin e ndërtimit për rrjetin e kanalizimeve në Ari, ku punëtori 45- vjeçar Almir, operator kompresori dhe baba i tre fëmijëve të mitur, humbi jetën të premten në mëngjes, kur për një arsye të panjohur, dheu dhe rrënojat u shembën në vendin ku ai po gërmonte, duke rezultuar në vdekjen e tij tragjike, duke zhytur familjen e tij në zi
