Sunday, February 8, 2026
HomeALBAksident në vend, makina përplaset me një kalë, ka të plagosur

Aksident në vend, makina përplaset me një kalë, ka të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Tri Ura” në Lushnje.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë në rrugë.

Përplasja ka ndodhur në kushte errësire, ndërsa drejtuesi i mjetit dyshohet se nuk ka arritur të shmangë kafshën, pasi ajo i ka dalë papritur përpara.

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja në automjet, bashkëshortja e drejtuesit, ka mbetur e lënduar dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore nuk bëhet e ditur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments