Wednesday, February 11, 2026
HomeALBÇudia e radhes bllokohet” Qukës–Qafë Plloçë nga rrëshqitja e dherave

Çudia e radhes bllokohet” Qukës–Qafë Plloçë nga rrëshqitja e dherave

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standardeve, të kombinuara me reshjet e fundit, kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke rikthyer problemet në këtë segment rrugor, i cili prej kohësh konsiderohet një zonë problematike për qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë, qarkullimi është ndërprerë plotësisht, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në një njoftim të dytë

Kjo rrugë ka kushtuar plot 260 milion euro për tu ndërtuar dhe janë dashur 16 vite punë. Në vetëm disa muaj rruga ka shfaqur me dhjetëra probleme në pjesë të ndryshme të saj, duke nxjerrë në pah se punimet nuk janë aspak cilësore.

Për momentin pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit. Situata po monitorohet nga autoritetet për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tjera.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments