Mesa duket, lajmet që qarkullonin prej ditësh qenkan më se të vërteta: mes Luizit dhe Rogertit ekziston një tension i fortë që shpërtheu që në momentet e para brenda shtëpisë së Big Brother. Sapo hyri, Rogerti e sulmoi hapur Luizit, duke i thënë: “Ke ardh te vendi i duhur, hajde se ta tregoj unë ty!” — fjalë që ndezën menjëherë atmosferën.
Luizi u përpoq fillimisht të ruante qetësinë dhe të mos binte në provokime, por situata u bë e pamundur për t’u anashkaluar. Në një moment tensioni, ai iu përgjigj Rogertit: “Kur je budalla, ti ke kry punë, por e vuajmë ne që jemi këtu!” — një replikë që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur debat mes fansave.
Tashmë duket qartë se Rogerti nuk ka ndërmend ta lërë të qetë Luizit gjatë ditëve që ai do të qëndrojë në shtëpi, ndërsa publiku është ndarë në dy kampe, duke pritur me padurim përplasjet e radhës.
A do arrijë Luizi ta mbajë këtë qetësi, apo pritet një shpërthim i madh mes dy banorëve? 👀🔥 Qëndroni me ne për zhvillimet më të fundit!
