Thursday, February 12, 2026
HomeALBNuk ka njeri që se pëlqen! Ndahet nga jeta këngëtari i madh...

Nuk ka njeri që se pëlqen! Ndahet nga jeta këngëtari i madh në moshën 47 vjeçare nga sëmundja e rëndë (foto)

Këngëtari i grupit të njohur rock “3 Doors Down”, Brad Arnold, ka ndërruar jetë të shtunën (7 shkurt), në moshën 47-vjeçare.

brad arnold

Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e tij, të cilët bënë të ditur se Arnold vdiq paqësisht në gjumë, pas një beteje me kancerin e veshkave. Sipas njoftimit zyrtar, ai ishte i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jennifer dhe familja, ndërsa anëtarët e grupit u shprehën të shkatërruar nga humbja.

Pak kohë më parë, Arnold kishte shkruar në rrjetet sociale: “I shërbejmë një Zoti të gjithëfuqishëm, i cili mund të kapërcejë gjithçka. Prandaj nuk kam frikë. Me të vërtetë, sinqerisht, nuk kam aspak frikë”.

Në një postim në Facebook, anëtarët e “3 Doors Down” e përshkruan Arnoldin si një figurë kyçe në historinë e grupit: “Si anëtar themelues, këngëtar dhe baterist i parë i 3 Doors Down, Brad ndihmoi në ripërcaktimin e rock-ut mainstream, duke kombinuar stilin post-grunge me këngë emocionalisht të drejtpërdrejta dhe tekste që preknin përvojat e përditshme të dëgjuesve”.

Tingujt dhe këngët e Bradit u bënë një pikë referimi kulturore për një brez të tërë, duke krijuar disa nga hitet më të qëndrueshme të viteve 2000”, shtuan ata. “Muzika e tij shkoi përtej skenës, duke krijuar momente lidhjeje, gëzimi, besimi dhe përvojash të përbashkëta që do të jetojnë gjatë, shumë pas shfaqjeve ku ai performoi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments