Friday, February 13, 2026
HomeALB“Gjithçka është gënjeshtër!” – Shpërthen daja i Eljonës pas deklaratave të saj

“Gjithçka është gënjeshtër!” – Shpërthen daja i Eljonës pas deklaratave të saj

Rrëfimi personal i Eljonës gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova ka ngjallur reagime të shumta në publik dhe në rrjetet sociale. Ajo ndau me shikuesit një histori të vështirë nga fëmijëria, duke folur për largimin nga familja dhe një periudhë të dhimbshme të jetës së saj, rrëfim që preku banorët dhe audiencën.

Megjithatë, në rrjetet sociale po qarkullon një koment që pretendohet të jetë i dajës së saj, i cili e ka quajtur versionin e Eljonës të pavërtetë. Sipas këtij reagimi, largimi i saj dhe i vëllezërve nga familja nuk kishte lidhje me situatat e përmendura në shkollë, por me dhunën e ushtruar nga babai ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes, çka sipas tij çoi më pas edhe në divorc.

Deri më tani, Eljona nuk ka reaguar publikisht ndaj këtij komenti, ndërsa diskutimet mbi vërtetësinë e deklaratave vazhdojnë të jenë temë debati në opinionin publik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments