Thursday, February 12, 2026
HomeALBTragjedi në një familje, shuhet papritur fëmija 4-vjeçar

Tragjedi në një familje, shuhet papritur fëmija 4-vjeçar

Tragjedi në një familje në Vlorë pasi në rrethana të papritura një fëmijë 4 vjeçar ka humbur jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë tha sot se specialistët e saj referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Mbetet mister përse djali 4 vjeç ka humbur jetën.

Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së të voglit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. /noa.al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments