Thursday, February 12, 2026
HomeALBTenton të vetëvritet, orë dramatike dhe të dhimbshme për një grua

Tenton të vetëvritet, orë dramatike dhe të dhimbshme për një grua

Orë dramatike dhe të dhimbshme për një grua, e cila po i nënshtrohet ndërhyrjes së mjekëve të cilët po përpiqen ti shpëtojnë jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan tha sot se në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasja S. B., 55 vjeçe, banuese në fshatin Letëm, njësia administrative Lunik.

Gruaja, në moshë ende të re, dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës.

Në rrethana të paqarta dhe shkaqeve ende të pazbardhura zyrtarisht, gruaja ka marrë një thikë dhe ka qëlluar veten në trup.

Ajo u dërgua në spital ku aktualisht, në gjendje të rëndë ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments