Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku janë:
Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.
NJOFTIM VENDIMMARRJEJE
Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë me objekt:
zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër;
shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
