Tuesday, February 10, 2026
HomeALBReagojnë Sara Hoxha dhe Ledion Liço pas hyrjes së Luiz Ejllit në...

Reagojnë Sara Hoxha dhe Ledion Liço pas hyrjes së Luiz Ejllit në BBVA 5: Dikush po

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” tashmë është një fakt i kryer dhe konfirmimi përfundimtar ka ardhur nga dy figurat kryesore të formatit, moderatori Ledion Liço dhe producentja Sara Hoxha.

Pas publikimit të videos ku Luizi shfaqej në dhomën e rrëfimit, Ledion Liço e ka shpërndarë menjëherë këtë moment në profilin e tij zyrtar në Instagram. 

Postimi, i cili është një bashkëpunim (collab) me Top Channel, shfaqet tashmë në “feed-in” e moderatorit, duke vulosur rikthimin e fituesit të BBV2.

Me këtë konfirmim të dyfishtë, pritja merr fund: Luizi do të jetë nesër mbrëma sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gati për të trazuar ujërat me deklaratën e tij se “tani luftohet vetëm për vendin e dytë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments