Reperi i njohur Mozzik ka publikuar së fundmi EP-në e tij më të re, e përbërë nga pesë këngë, në të cilën vjen me një qasje dhe frymë krejtësisht ndryshe nga projektet e mëparshme.
Vëmendje të veçantë ka marrë kënga “Diss”, ku artisti bën diçka të pazakontë: i drejton kritikat vetes së tij. Përmes tekstit, Mozzik pasqyron komentet negative dhe ofendimet që, sipas tij, i ka marrë ndër vite për jetën personale dhe zgjedhjet që ka bërë.
Në këtë këngë, reperi citon fjalë të ashpra që pretendohet se i janë drejtuar nga publiku dhe rrjetet sociale, duke i shndërruar ato në pjesë të rrëfimit artistik. Kjo qasje autokritike e bën projektin të dallohet dhe ka nxitur reagime të shumta nga fansat.
EP-ja e re po shihet si një reflektim personal i Mozzikut, ku ai përballet hapur me opinionin publik dhe perceptimin që të tjerët kanë për të.
