Në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra të fortë për një lidhje të mundshme mes gazetarit Ronaldo Sharka dhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Rike Roçi.
Shkak për këto aludime është bërë një foto e publikuar nga vetë Ronaldo, ku shihet në shoqërinë e Rikes gjatë pushimeve në Spanjë. Në imazh, dyshja shfaqet shumë pranë njëri-tjetrit, duke i shtyrë ndjekësit të mendojnë se mes tyre mund të ketë më shumë sesa miqësi.
Megjithëse as Ronaldo dhe as Rike nuk kanë konfirmuar apo mohuar asgjë, mënyra e afërt se si pozojnë së bashku ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, me fansat që tashmë pyesin: “A po lind një romancë e re në showbiz?”
