Wednesday, February 4, 2026
HomeALBE fundit: Arbana Osmani konfirmohet moderatore e Ferma VIP 3, kur nis...

E fundit: Arbana Osmani konfirmohet moderatore e Ferma VIP 3, kur nis reality show. Cili është roli i Edit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani pritet të rikthehet fuqishëm në ekranin e televizionit, duke marrë drejtimin e formatit “Ferma VIP 3”.

Pas shkëputjes nga “Big Brother VIP Albania” dhe nisjes së projektit të saj personal, rikthimi i moderatores në një reality show të këtyre përmasave ka rritur menjëherë pritshmëritë e publikut.

Sipas burimeve ekskluzive për Iconstyle.al, spektakli është planifikuar të nisë transmetimin në muajin mars.

Përveç Arbanës në moderim, një rol kyç do të ketë edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili do të marrë përsipër regjinë e formatit, duke premtuar një qasje të re dhe dinamike. 

Përpos dyshes së njohur, burimet flasin edhe për përfshirjen e Luiz Ejllit në një rol special, atë të “Kryeplakut” të fermës, ndonëse ky detaj mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë që përgatitjet për këtë projekt të madh kanë nisur, mbetet ende e paqartë nëse emisioni aktual i moderatores, “Mirëmbrëma Yje”, do të vazhdojë transmetimin paralel apo do të mbyllë sezonin për t’i lënë vend angazhimit në fermë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments