“E lashë gjithçka pas kur humba nënën time… dhe pashë me sytë e mi se si sistemi dështoi.”
Ervina Kotolloshi, e njohur nga publiku shqiptar për rolin e Ponjës në spektaklin humoristik “Portokalli”, ka bërë një rrëfim të rrallë dhe prekës që ka tronditur opinionin.
E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, aktorja zbuloi për herë të parë arsyen e largimit të saj nga Shqipëria në kulmin e karrierës.
Një aksident rrugor i mori jetën mamasë së saj. Por ajo që pasoi ishte edhe më e dhimbshme për të: një sistem që nuk funksionoi, një drejtësi që nuk dha drejtësi, dhe një gjyqtar që i tha:
“Mamaja juaj nuk ka vdekur nga aksidenti.”
“Personi që e aksidentoi nuk kishte patentë, kishte konsumuar alkool dhe nxitonte për të parë një ndeshje të Botërorit. Mami im vuajti dy muaj në spital para se të ndërronte jetë… dhe fajtori nuk bëri asnjë ditë burg.”
Sot, Ervina jeton në Paris, jep mësim në universitet, por mban me vete një plagë të thellë dhe një ndjenjë zhgënjimi që nuk shërohet.
Më vjen keq që nuk e mediatizova atë kohë… duhej të reagoja fort, sepse institucionet nuk funksionuan.”