Grabitet taksisti! Si pasagjeri i vodhi 400 mijë lekë në mes të rrugës

Ngjarja ka ndodhur pranë autosradës, një pasagjer pasi ka marre një taksi, për të udhëtuar në drejtim të Veriut të vendit, në Fushë Mamurras.

Pasagjeri i ka kërkuar taksixhiut të devijonte drejtimin e rruges, për në fshatin Fushë Mamurras.

Pasi ka udhëtuar pak metra, pasagjeri jo vetëm që nuk ka paguar udhëtimin por i ka grabitur dhe një shumë prej 400 mijë lekë të vjetra.

Drejtuesi i taksisë ka bërë denoncim në komisariatin e policisë së Kurbinit, ndërsa po punohet për të zbuluar autorin e kësaj grabitje.