Përplasje e fortë mes Laertit dhe Eglit: “Të vijë turp! Nuk le gjë pa bërë”

by orgest · April 12, 2025

Mbrëmjen e sotme gjatë Prime, tensionet mes banorëve arritën kulmin kur u diskutua dyshimi që Egli dhe Gjesti ngritën mbi historinë personale të Laert Vasilit.

Laerti reagoi ashpër, duke i akuzuar të dy për dyfytyrësi:

“Gjesti, sapo hyri në shtëpi, përdori fjalën ‘dyfytyrësh’. Kjo fjalë i shkon më së miri atij vetë dhe Eglit. Nëse kishin dyshime, të vinin të ma thonin mua. Mund të sjell edhe dikë nga jashtë që e di shumë mirë këtë histori.”

Ai shtoi se kishte pasur një marrëdhënie të mirë me të dy, por kjo sjellje i kishte zhgënjyer:

“Në një garë si kjo mund të thuhen shumë, por të arrish në këtë pikë do të thotë se nuk ke shpirt.”

Nga ana tjetër, Egli tha se gjithçka ishte thjesht një hije dyshimi dhe jo një akuzë direkte:

“Nuk kam si ta vërtetoj, ishte një dyshim personal. Nuk thashë kurrë se është gënjeshtër, por ndjeva një pasiguri.”

Por Laerti nuk e pranoi sqarimin:

“Mos m’u lut, trup të të vijë! Ke folur edhe për njollat, ke surpriza vetëm me gënjeshtra. Të vijë turp, nuk le gjë pa bërë!”

Përplasja ngjalli reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku që e ndjek me vëmendje çdo zhvillim.

You may also like