Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, temperaturat emocionale po rriten ndërsa finalja afrohet. Një moment i papritur mes Gjestit dhe Eglit ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Të shtrirë pranë njëri-tjetrit në krevat, dyshja u afrua ndjeshëm dhe shkëmbyen një puthje, duke ngritur pikëpyetje për një rikthim të mundshëm mes tyre. Në atë çast në dhomë hynë Loredana dhe Danja, të cilat i ngacmuan me humor.
Reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm dhe me tone lozonjare:
“Ikni, se është e nxehtë situata!”
Ky moment është bërë viral në rrjet, duke ndezur reagime të shumta nga fansat e reality show-t, të cilët presin me kuriozitet se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie në ditët e fundit të spektaklit.