“400 euro vetëm për makeup” – Komentet që ndezën përplasjen në “Përputhen”(Video)

Një episod i fundit i emisionit “Përputhen” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas një deklarate të papritur nga konkurrentja Mel.

Gjatë një takimi me Francin, djalin me të cilin po njihen, Mel foli hapur për stilin e saj të jetesës, duke theksuar se çdo mashkull që dëshiron të jetë me të duhet të përballojë faktin që ajo ka një buxhet mujor prej 20 mijë eurosh. Ajo shtoi se vetëm për makeup shpenzon rreth 400 euro në muaj.

Ndërsa Franci u tregua i qetë dhe nuk reagoi në mënyrë të veçantë, deklarata e saj u prit me kritika të forta nga opinionisti i emisionit, Arjon Muçaj. Ai e cilësoi rrëfimin si “shokues dhe fyese”, duke shtuar me ironi:

“Po të ma thoshte mua që makeup-i i kushton 400 euro, do t’i thosha që nuk i ka bërë ndonjë punë të madhe.”

Reagimi i tij ka shkaktuar debat edhe mes ndjekësve në rrjetet sociale, ku opinioni është ndarë mes atyre që e konsiderojnë Mel-in si realiste dhe të sinqertë për mënyrën e saj të jetesës, dhe atyre që e kritikojnë për mendjemadhësi dhe mungesë empatie.

Emisioni, si gjithmonë, vazhdon të tërheqë vëmendjen me përplasje, deklarata të forta dhe dinamika që nuk kalojnë pa u vënë re nga publiku shqiptar.

Kliko linkun poshtë për të parë videon:

https://youtu.be/blMEfWe7_t8?si=MqpXv3uSeJA98kiz