Tuesday, February 10, 2026
HomeALB76 kryebashkiakët dalin në mbështetje të Erion Veliajt, mbërrin LETRA “rrufe” që...

76 kryebashkiakët dalin në mbështetje të Erion Veliajt, mbërrin LETRA “rrufe” që kërkon…

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoglu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një letër të përbashkët, krerët e 76 bashkive e quajnë mbajtjen në paraburgim pa afat të Imamoglusë dhe Veliajt një “trend të rrezikshëm” që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe më gjerë.

Ata kërkojnë t’i jepet fund masës së paraburgimit ndaj tyre: “Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë”.

Sipas nënshkruesve të letrës, largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur pa një vendim përfundimtar “nuk është drejtësi” dhe minon vullnetin e votuesve.

Ata i referohen edhe Raportit të tetorit 2025 të Komisionit të Venecias dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndalimi duhet të jetë masë e fundit dhe jo mjet për pengimin e mandatit. B40 bën thirrje për drejtësi transparente, proporcionale dhe respektim të mandateve demokratike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments