Saturday, March 28, 2026
HomeALB4 muaj pa Shpatin, mesazh prekës nga Selvije Jao Kasapi: ‘Për Roelin...

4 muaj pa Shpatin, mesazh prekës nga Selvije Jao Kasapi: ‘Për Roelin ishe e gjithë bota’

Kanë kaluar katër muaj nga ndarja nga jeta e Shpatit, por dhimbja dhe mungesa e tij vijojnë të ndihen fort nga familjarët dhe të afërmit. Me një mesazh tepër prekës në rrjetet sociale, Selvije Jao Kasapi ka shprehur mallin dhe dhimbjen për humbjen e tij.

“Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin ishe e gjithë bota. 4 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë, Shpat…”, shkruan ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Kujtimi i Shpatit vijon të jetojë përmes dashurisë së familjes dhe njerëzve që e deshën, ndërsa mungesa e tij mbetet një plagë e hapur për të gjithë ata që e njohën. 💔

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments