“1500 euro është vetëm për një…” – Shokon Enca Haxhia me deklaratën: Ja sa fitoj në ‘OnlyFans’

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, ka ndarë disa detaje rreth aktivitetit të saj në platformën ‘OnlyFans’, gjatë një interviste të dhënë.

Gjatë rubrikës së lojës “Truth or Dare”, ajo u pyet nëse i ishte ofruar ndonjëherë shuma prej 1500 eurosh për një fotografi të këmbëve

Në përgjigje të pyetjes, këngëtarja i shokoi të gjithë me deklaratën teksa u shpreh:

“1500 është vetëm një gisht,” tha Enca në emisonin “Goca dhe Gra”.

Deklarata e saj jo vetëm që shkaktoi të qeshura dhe habi në studio, por nënkuptoi edhe një realitet tjetër, fitimet që Enca gjeneron në OnlyFans janë shumë më të mëdha nga sa mund të mendohet.

Kjo deklaratë ka ngjallur interes në publik, duke hapur diskutime mbi përfitimet ekonomike që mund të vijnë nga përfshirja në platforma të tilla, por gjithashtu edhe mbi mënyrën se si figurat publike i përdorin këto kanale për të shpërndarë përmbajtje.

Këngëtarja ka qenë prej kohësh një prej figurave publike më të komentuara për vendimin për të qenë pjesë e platformës për të rritur, por duket se për të, kjo është një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe një burim i mirë i të ardhurave.