Tuesday, February 10, 2026
HomeALB15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të...

15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të bëjnë masazh kardiak nga telefoni dhe i shpëtojnë jetën (NGJARJA)

Një 15 vjeçar është sot në jetë falë ndihmës së shpejt që i kanë dhënë disa qytetarë të rastit, të cilët e kanë parë pa ndjenja dhe menjëherë telefonuan urgjencën mjekësore në numrin 127, përcjell newsbomb.al.

Nga ana tjetër e telefonit, është bërë menjëherë nisja e ekipit mjekësor me autoambulancë drejt vendit ku është raportuar ngjarja, si dhe për të fituar më shumë kohë, qytetarët janë udhëzuar për të bërë masazh kardiak.

Kur Njësia e Koordinimit 127 mori telefonatën për një të ri pa ndjenja, çdo sekondë kishte vlerë, ndaj personeli nisi menjëherë udhëzimet për T-RKP (Reanimacion Kardio-Pulmonar Telefonik).

Qytetarët në vendngjarje nuk u trembën të ndihmojnë dhe filluan masazhin kardiak, ndonëse nuk e dinin nëse po e bënin perfekt, ama ndoqën këshillimin telefonik dhe e ia dolën.

Dhe kjo mjaftoi për të mbajtur gjallë shpresën. Kur mbërriti ambulanca me ekipin mjekësor nga Spitali i Traumës, zemra e të riut ende kishte një shans. Pas defibrilimit dhe reanimimit, zemra rifilloi të rrihte, raporton newsbomb.al.

15 vjeçari u dërgua më pas në QSUT për trajtim të mëtejshëm dhe raportohet se gjendet në reanimacion. Në këtë moment, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore bën me dije se i riu gjendet i intubuar dhe me parametra hemodinamik stabël.

Urgjenca falenderon qytetarët që dhanë ndihmën e parë në vendngjarje dhe ekipit mjekësor mbështetës për profesionalizmin në kryerjen e detyrës. Ekipi ndërhyrës në këtë rast ishte: Mjek: D.H. Infermier: E.Gj. Shofer: R.D.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments