Friday, April 3, 2026
HomeALB🚨 Shqipëria në alarm pas paralajmërimit të SHBA-ve, tensione edhe në rajon

🚨 Shqipëria në alarm pas paralajmërimit të SHBA-ve, tensione edhe në rajon

Shqipëria është vendosur në gjendje alarmi pas një paralajmërimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për kërcënime të mundshme që lidhen me regjimin e Teheranit.

Sipas njoftimit, grupe të lidhura me Iranin mund të kenë në shënjestër qytetarë amerikanë dhe institucione të lidhura me SHBA-në në Shqipëri, por edhe anëtarë të opozitës iraniane që ndodhen në vend.

Autoritetet shqiptare kanë reaguar menjëherë duke rritur nivelin e sigurisë. Institucionet e rendit dhe sigurisë janë në gatishmëri të lartë, ndërsa të gjitha mekanizmat janë aktivë dhe funksionalë për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Në një deklaratë zyrtare, Presidenca bëri të ditur se kreu i shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe po informohet në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim dhe kërcënim të mundshëm.

Ambasada amerikane ka paralajmëruar gjithashtu se vende publike si zona turistike, qendra tregtare, hotele, restorante dhe klube mund të jenë objekt rreziku, duke u bërë thirrje qytetarëve për vigjilencë dhe raportim të çdo aktiviteti të dyshimtë.

Ndërkohë, zhvillimet në rajon kanë shtuar më tej tensionet. Bullgaria ka konfirmuar se ka marrë një notë diplomatike nga Irani, ku paralajmërohet kundër lejimit të përdorimit të aeroporteve të saj nga ushtria amerikane për operacione kundër Iranit.

Sipas autoriteteve bullgare, ky është një mesazh diplomatik “rutinë, por domethënës”, ndërsa është theksuar se vendi nuk është i përfshirë në aktivitete ushtarake kundër Iranit.

Ekspertët e sigurisë e shohin situatën si pjesë të një tensioni më të gjerë rajonal, që kërkon vëmendje dhe koordinim të lartë mes vendeve partnere.

🛑 Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe kujdes nga qytetarët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments