Visjan Ukcenaj ka reaguar publikisht për Luiz Ejllin përmes një videoje në InstaStory, ku e ka vlerësuar maksimalisht performancën e tij në Big Brother. Sipas Visjanit, Luizi dëshmoi edhe një herë pse mbetet një nga figurat më të forta dhe më të dashura nga publiku.
“Luizi na tregoi që është i pakrahasueshëm. Edhe pse ishte vetëm vizitor dhe jo lojtar, për 3 ditë tregoi madhështi — një lojtar që kombinon inteligjencën, durimin dhe humorin në mënyrë fantastike,” – u shpreh ai.
Reagimi i Visjanit ka marrë mbështetje të madhe nga fansat e Luizit, të cilët e kanë shpërndarë masivisht videon në rrjete sociale.
