Pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Brikena duket se po përjeton një moment të artë në rrjetet sociale. Vetëm pak orë pas eliminimit, ajo ka fituar mbi 50 mijë ndjekës të rinj, duke treguar qartë se interesi i publikut për të është në rritje të madhe. Kur doli ishte 290 K Fansa dhe sot numeron 343 K

Ky reagim i menjëhershëm i fansave tregon se Brikena ka lënë gjurmë te publiku, jo vetëm për lojën e saj, por edhe për karakterin që ka reflektuar gjatë qëndrimit në shtëpi. Shumë ndjekës e përshkruajnë si një vajzë të edukuar, të qetë dhe me norma të forta, cilësi që sot vlerësohen shumë nga publiku.
Komentet në rrjet janë të shumta, ku fansat shprehin mbështetjen dhe dashurinë për të, duke e cilësuar si një nga personazhet më të sinqertë të këtij edicioni.
🔥 Rritja e menjëhershme e ndjekësve është një sinjal i qartë:
Brikena ka fituar zemrat e publikut dhe kurioziteti për të vetëm sa po rritet!
👏 Bravo Brikena! Një vajzë e mirë, me vlera dhe që e meriton gjithë këtë mbështetje!
