Një moment tepër i rrezikshëm ka ndodhur në dhomën e gjumit mes Labit, Klodit dhe Albës. Teksa po rrinin bashkë, Labi filloi t’i bënte një masazh Klodit në kokë, por brenda pak sekondash situata mori një kthesë të frikshme.
Në një moment, Labi i kap kokën Klodit dhe ia “kërcet” në një mënyrë shumë të fortë dhe të rrezikshme, një lëvizje që normalisht kryhet vetëm nga profesionistë dhe jo nga persona pa trajnim. Klodi mbeti i shokuar dhe u duk qartë i trembur, ndërsa menjëherë pas veprimit filloi të ankohej për dhimbje të mëdha.
Edhe Alba mbeti e habitur dhe e tensionuar nga ajo që pa, duke reaguar menjëherë ndaj Labit me fjalët:
“Çfarë po bën?! Këtë e bëjnë profesionistët, jo ti!”
Momenti ka ngritur shumë debat, pasi një lëvizje e tillë mund të kishte pasur pasoja shumë serioze për shëndetin e Klodit. Videoja është duke qarkulluar me shpejtësi dhe po bëhet virale në rrjet!
