Familjarët e Mateos kanë reaguar publikisht pas një situate të tensionuar që ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother, ku banori Miri iu drejtua atij me një shprehje kërcënuese.
Në një postim në rrjetet sociale, ata shprehen se gjatë një momenti në shtëpi, Miri i është drejtuar Mateos me fjalët: “jashtë do merremi vesh”, duke e pranuar më pas edhe vetë që kjo ishte një kërcënim, jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj familjarëve të tij.

Familja thekson se e kupton që formati i Big Brother përfshin emocione të forta, debate dhe tension, por sipas tyre disa kufij nuk duhet të tejkalohen.
Ata kërkojnë që situata të trajtohet me seriozitet dhe kujdes, duke nënvizuar rëndësinë e:
Ruajtjes së respektit dhe sigurisë për çdo banor Mos normalizimit të deklaratave që mund të interpretohen si kërcënuese Dhënies së një shembulli pozitiv për publikun
Në fund të reagimit, familjarët theksojnë se kjo dalje publike nuk ka si qëllim të krijojë konflikt, por të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë ndaj situatave të tilla.
