Pas videove që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ka reaguar edhe Aleks Visha lidhur me pretendimet për goditje me predha në Dubai .
Në një deklaratë të publikuar, ai shprehet se situata është e qetë dhe nën kontroll, duke theksuar se Dubai mbetet një nga vendet më të sigurta në botë.
Sipas tij:
“Mos shikoni videot që po qarkullojnë sepse shpesh i zmadhojnë ngjarjet ose i paraqesin sikur po ndodh diçka e madhe. Realisht, çdo gjë është në rregull.”
Ai konfirmon se ka pasur sinjalizime për drona dhe raketa, por sipas burimeve zyrtare ato janë asgjësuar në ajër dhe nuk ka pasur pasoja në tokë.
Në fund të reagimit të tij, ai u bën thirrje qytetarëve:
“Mos shpërndani panik dhe lajme të pakonfirmuara. Informohuni vetëm nga burime zyrtare.”
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme apo viktima, ndërsa situata paraqitet e stabilizuar.
