Një moment i papritur dhe shumë emocionues ka ndodhur për Seline, e cila ka marrë dronin e parë surprizë nga Gjimbo.
Droni është shfaqur mbi ambientet e shtëpisë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve. Ajo që ka bërë më shumë bujë është mesazhi i shkruar në banderolë, ku Gjimbo i jep mbështetje të fortë Selines.
Në mesazh shkruhej:
👉 “Aty Brenda lufto vetëm dhe jashtë ke gjithë publikun! Vazhdo përpara luaneshë, luani të pret me fitore. #SelimBoFamily”
Ky gjest ka emocionuar jo vetëm Seline, por edhe publikun, duke u bërë viral në rrjetet sociale brenda pak minutash.
Fansat e kanë parë këtë si një mbështetje të madhe për të, ndërsa komentet kanë shpërthyer duke e quajtur një nga momentet më të bukura të këtij edicioni.
