🚨 Masakër në stacionin e Hamburgut! 12 të plagosur me thi*e, mes tyre edhe një shqiptar?! 🇩🇪🩸

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në stacionin qendror të trenit në Hamburg, Gjermani, ku një sulm me thikë ka lënë të paktën 12 persona të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sipas raportimeve të para nga media gjermane BILD, sulmi ndodhi në platformën 13/14, ku një grua – tashmë e arrestuar – dyshohet se ka goditur kalimtarët me thikë në mënyrë të papritur.

Mes personave të plagosur dyshohet të jetë edhe një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet. Policia ka izoluar zonën dhe hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e këtij akti të rëndë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë skena kaotike, ndërsa dëshmitarët okularë shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë këtë pasdite të përgjakshme.

🔍 Kush është shqiptari i përfshirë? Çfarë fshihet pas këtij sulmi misterioz? Pritet një deklaratë zyrtare nga policia gjermane në orët në vijim.