Situata në BBVAL duket se ka dalë jashtë kontrollit pas debateve të ashpra dhe deklaratave të forta që kanë tronditur shtëpinë më të famshme në vend.
Burime për Shqipëria Sot bëjnë me dije se disa nga sponsorët kryesorë të formatit kanë shprehur pakënaqësi serioze dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga produksioni, madje duke përmendur edhe largimin e menjëhershëm të Rogerti .
Sipas informacioneve që po qarkullojnë, sponsorët nuk janë dakord me gjuhën dhe tonin e përdorur gjatë debateve të fundit, duke e konsideruar situatën të papranueshme për imazhin e tyre.
Tashmë topi është në fushën e produksionit.
A do të ndërhyjë produksioni me një vendim drastik?
A do të largohet vërtet Rogerti nga gara?
Dhe nëse kjo ndodh, a do të humbasë shtëpia “zjarrin” që mban publikun të mbërthyer pas ekranit?
Një gjë është e sigurt: Prime-i i radhës pritet të jetë shpërthyes. 🔥
