Një ndryshim i papritur ka tronditur programacionin e kësaj jave të “Big Brother VIP Albania”, duke lënë fansat në pritje dhe kureshtje.
Spektakli i shumëpritur i së martës nuk do të transmetohet si zakonisht, pasi ekrani do t’i dedikohet një eventi të rëndësishëm sportiv. Bëhet fjalë për ndeshjen kualifikuese për Botërorin mes Kosovës dhe Turqisë, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e publikut në orën 20:45.
Si pasojë e këtij ndryshimi, gjithçka zhvendoset për të mërkurën, duke shtyrë edhe momentin vendimtar për banorët në nominim. Tashmë, publiku do të duhet të presë edhe një ditë më shumë për të mësuar se kush do të largohet përfundimisht nga shtëpia, mes Malit, Edisës dhe Shëndritit.
Ky vendim ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ndërsa pritshmëritë për spektaklin e së mërkurës janë rritur ndjeshëm.
